Çka u bisedua me guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës?

Futboll

Çka u bisedua me guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës?

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 13:53
Çka u bisedua me guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës?

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë pritur sot guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendësguvernatori Sokol Havolli dhe drejtori për marrëdhënie me jashtë në BQK, Besnik Kada.

Delegacioni i BQK-së e përgëzoi presidentin Ademi për punën e bërë deri më tash dhe për sukseset e arritura nga Kombëtarja e Kosovës, duke e vlerësuar FFK-në si shembull të organizimit të mirë dhe të arritjes së sukseseve. Gjatë këtij takimi drejtuesit e BQK-së shfaqën interesimin e tyre për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve dhe involvimin e sektorit financiar për përkrahje të klubeve.

Palët u dakorduan që në ditët e ardhshme të përgatitet dhe nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit dhe i bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve në fusha përkatëse, pasi FFK dhe BQK vlerësohen si dy storie të suksesit jo vetëm në vend por edhe më gjerë.

Presidenti Ademi falënderoi guvernatorin Mehmeti për interesimin e bashkëpunimit dhe kërkoi që sektori financiar të jetë në bashkëveprim, derisa u shpreh i gatshëm për projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Në fund të takimit presidenti Ademi dhuroi një fanellë të Kombëtares për guvernatorin Mehmeti, si dhe nga një plaketë me stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për delegacionin e BQK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat