Fjala e Bobanit

Futboll

Fjala e Bobanit

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 15:20
Fjala e Bobanit

Milani dhe Interi do të përballen në këtë fundjave mes tyre, në derbin e “Madoninës”, ndeshje e cila pritet të dhurojë spektakël, kjo edhe për rivalitetin midis të dyja ekipeve.Milan-Inter foto

Për këtë ndeshje shumë të rëndësishme ka folur edhe menaxheri i përgjithshëm i Milanit, Zvonimir Boban, i cili shprehet: “Kur e shpjegon futbollin shpesh thua se nuk ka fjalë për t’i përshkruar momente të caktuara. Pikërisht derbi është një nga ato momente.

Nëse nuk e keni luajtur atë nuk e kuptoni, nuk mund ta përshkruani forcën, pasionin dhe presionin që ka kjo ndeshje. Në ndeshjet e tjera kërkoni motivime, ndërsa këtu ndodh e kundërta, duhet të jeni të qetë, ndryshe mposhteni nga emocionet. Derbi që ka mbetur në zemrën time?

Ai i fituar me rezultatin 6-0. Kemi pasur edhe humbje, por fitoret iu japin emocion të madh, ato mbahen mend gjithmonë.”, u shpreh kroati.Boban
Për Bobanin, ky do të jetë derbi i parë si menaxher pasi më parë gjithmonë ka luajtur si futbollist: “Derbi i parë si menaxher është i veçantë dhe do të jetë një emocion ndryshe, por gjithmonë është i ndryshëm nga çdo derbi tjetër.

Në fund të çdo ndeshje si kjo, ju flisni për të dhe e jetoni atë ndryshe. Milano është një qytet që e përjeton derbin në një mënyrë të çmendur, të gjithë e përjetojnë këtë ndeshje. Madje edhe ata që nuk janë të interesuar për futbollin, kur luhet derbi e përjetojnë sikur kanë pasur dashuri për futbollin gjithmonë.

Si menaxher është më ndryshe sesa si futbollist dhe unë sinqerisht përpiqem të jem i qetë dhe t’i shoh gjëra me logjikë futbolli.”, përfundoi 50-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat