Gjilani lider i ri, baras në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Futboll

Gjilani lider i ri, baras në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Nga: K. G. Më: 18 shtator 2019 Në ora: 18:02
Progni

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, u zhvillua derbi i javës mes Llapit dhe Dritës nga Gjilani, e cila përfundoi pa fitues, me rezultat 2:2. Barazim i madh i Dritës dhe Llapi shpëtoi në çastet e fundit. Në minutën e 5-të,  Kastriot Selmani ka shënuar gol për epërsinë e llapjanëve.

Ky gol e këndelli Dritën dhe realizuan dy herë në pjesën e dytë, në minutën e 50-të përmes Liridon Lecit që ka shënuar me kokë pas harkimit të Xhevdet Shabanit dhe më minutën e 86-të Furtunato. Në fund të sfidës llapjanët barazuan 2:2 falë golit të Behar Maliqiti.  

Gjilani rreshton fitoret dhe si rrjedhojë edhe merr kreun e renditjes në elitën e futbollit të Kosovës. Skuadra kuq e bardhë e mposhti me rezultat 1:0 Ballkanin nga Theranda. Ballkani pësoi humbjen e parë, ndërsa Gjilani ndali tri pikë të mëdha dhe është lider i ri, me 12 pikë, ka dy më shumë se Drita në pozitën e dytë.  

Trim i fitores së Gjilanit është Gerhard Progni që realizoi në fillim të pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 46-të. Ballkani është në vend të tretë me 8 pikë sa ka edhe Llapi një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat