Mezani befason me deklaratën e tij

Futboll

Mezani befason me deklaratën e tij

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:22
Mezani befason me deklaratën e tij

Gjilani nuk e nisi mirë kampionatin, pasi në ndeshjen e parë pësoi humbje të thellë nga Trepça ’89, por skuadra e Gentjan Mezanit tregoi forcën dhe pas pesë javësh ‘kuqebardhët’ ndodhen në kreun e tabelës.

Por, ky fakt nuk do të thotë asgjë për teknikun vlonjat, i cili e di se do ketë punë të vështirë këtë edicion me ekipin e tij.

“Nuk jemi duke parë renditjen tabelare, po merremi me ndeshjet tona, sepse kjo është filozofia ime, të marrim ndeshjet një nga një, pasi që secila ndeshje dallon nga tjetra. Sot nuk bëmë një lojë të bukur, por luajtëm për të fituar”, deklaroi Mezani për “Super Sport Kosova”.

43 vjeçari njëherësh e vlerësoi si njërën ndër ndeshjet më të vështira këtë edicion përballë FC Ballkanit.

“Pa dyshim kjo ishte ndeshja më e vështirë deri më tani dhe kemi marrë gjitha masat që mos të gabojmë, sidomos të mbulojmë mirë repartin e tyre sulmues që ka shumë cilësi. Kemi fituar një ndeshje të vështirë dhe unë jam i kënaqur për këtë gjë”, deklaroi ai.

Krejt në fund tekniku i klubit gjilanas foli edhe për objektivin e këtij sezoni.

“Është shumë normale që tifozët, drejtuesit e klubit, por edhe stafi teknik të presin diçka më tepër nga ky edicion. Madje edhe vetë futbollistët janë të vetëdijshëm për investimet që janë bërë këtu. Por, primare kemi daljen në Evropë dhe më pas mbetet të shihet”, përfundoi Mezani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat