Reali zhgënjen, Juve baras në Madrid! Bayerni nuk e bëri hesap Zvezdën

Futboll

Reali zhgënjen, Juve baras në Madrid! Bayerni nuk e bëri hesap Zvezdën

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:05
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - PSG-ja e fillon fuqishëm fazën e grupeve të Champions League në futboll, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Real Madridin, në takimin që u zhvillua në “Parc des Princes” në Paris. Futbollisti Angel Di Maria është trim i fitores duke realizuar dy gola në minutën e 14-të e 33-të dhe Meunier (90+1’).

Dinamo e Zagrebit shkëlqeu me rezultat 4:0 në përballje me Atalantën. Arijan Ademi luajti standard për Dinamon dhe Berat Gjimshiti për Atalantën. Golat i realizuan: Leovac (10'), Orsiç (31', 42' e 68’). Berat Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 18-të. Manchester City si mysafir shkëlqeu kundër Shakhtarit, duke fituar me 3:0. Golat i shënuan Mahrez (24'), Gundokan (38') e Gabriel Jesus (76’).

Në Madrid, Juventusi barazoi me rezultat 2:2 ndaj Atleticos.  Cuadrado në minutën e 48-të e Matuidi (68’) shënuan për Juven dhe Saviq (70’), Herrera (90’) për Atleticon. Bayer Leverkuseni befasoi për të keq, duke u mposhtur si vendas me 1:2 nga Lokomotiva e Moskës. Në minutën e 25-të Howedes shënon për Bayer Leverkusenin dhe Krychowiak (16') e Barinov (37') për Lokomotivën e Moskës.

Bayerni nuk e bëri hesap Zvezdën. Bayerni e gjunjëzoi Cërvena Zvezdën e Beogradit, me rezultat 3:0. Kingsley Coman (34’), Robert Lewandowski (80’) e Thomas Muller (90+1’) realizuan për Bayernin.

Grupi A

Club Brugge-Galatasaray 0:0 (0:0)    

PSG-Real Madrid         3:0 (2:0)

 

Grupi B

Olympiacos-Tottenham       2:2 (1:2)

Bayern-Cërvena Zvezda      3:0 (1:0)

Grupi C

Dinamo Zagreb-Atalanta     4:0 (3:0)

Shakhtar-Manchester City 0:3  (0:2)

Grupi D

Bayer-Lokomotiva     1:2 (1:2)

Atl. Madrid-Juventus 2:2 (0:0)

Image

24' Mahrez kalon në epërsi Manchester Cityn kundër Shakhtarit.

14' PSG avancon me 1:0 me golin e Di Marias. Reali në presion.

Image

Fillojnë te gjitha ndeshjet.

Sfidë drithëruese në Paris mes PSG-së dhe Real Madridit.

Ndeshjet e Champions League si gjithmonë sjellin drithërima në mesin e dashamirëve më të flaktë të futbollit. Sonte janë disa ndeshje shumë interesante, ndër to veçohen ajo në mes kampionit të Francës, PSG-së dhe Real Madridit, si dhe në Madrid, ku Atletico sfidon kampionin italian Juventusin e Cristiano Ronaldos.

Grupi A

Club Brugge-Galatasaray 0:0 (0:0)    

PSG-Real Madrid         3:0 (2:0)

 

Grupi B

Olympiacos-Tottenham       2:2 (1:2)

Bayern-Cërvena Zvezda      3:0 (1:0)

Grupi C

Dinamo Zagreb-Atalanta     4:0 (3:0)

Shakhtar-Manchester City 0:3  (0:2)

Grupi D

Bayer-Lokomotiva     1:2 (1:2)

Atl. Madrid-Juventus 2:2 (0:0)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat