I vendoset barriera Zvezdës për ndeshjen në Zveçan me Trepçën

Futboll

I vendoset barriera Zvezdës për ndeshjen në Zveçan me Trepçën

Nga: Fatmir Beka Më: 19 shtator 2019 Në ora: 10:16
I vendoset barriera Zvezdës për ndeshjen në Zveçan me Trepçën

Kryetari i Komisionit të Garave në Federatën e Futbollit të Serbisë Miodrag Jankoviq ka theksuar se organizimi i ndeshjes Trepça – Cërvena Zvezda, udhëtimi i shikuesve në Zveçan është mision i pamundshëm në këtë moment, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Shorti ka vendosur që në 16-ën e finales së Kupës së Serbisë të takohen klubi që (vetën e quan Trepça dhe funksionon në veri dhe bënë gara në Ligën e Tretë të Serbisë) të takohet me Cërvena Zvezden me 25 shtator. Ndeshja duhej të zhvillohej në Zveçan aty ku luan ky klub, por Federata e Futbollit të Kosovës ka kërcënuar se kjo ndeshje nuk do të mund të zhvillohet.

"Novosti" ka biseduar me kryetarin e Komisionit të Garave në FSS Miodrag Jankoviq që ka dhënë qëndrimin e tij dhe federatës rreth kësaj ndeshje.

“Ne do përpiqemi që kjo ndeshje të luhet në termin e paraparë, pasi Trepça është vendës, por realisht ka probleme në organizim. Para së gjithave në organizimin e ndeshjes, deri tek udhëtimi i shikuesve në Zveçan që është mision i pamundshëm” – ka thënë Jankoviq.

Në Federatën e Futbollit të Serbisë që është organizatore e garës së Kupës po mendojnë që të ndryshojnë vendin e ndeshjes dhe ka mundësi që ajo të luhet në Beograd.

Përndryshe klubi që vetën e quan Trepça që vepron në veri bënë gara në Ligën e Tretë të Serbisë dhe pas 7 xhirove  është renditur në vendin e dhjetë me 9 pikë ( dy fitore, tri barazime dhe dy humbje).

Organizimi i kësaj ndeshje në Zveçan duket e pamundshme, sepse ekipet që vijnë nga Serbia në kalimin administrativ nuk shkojnë me një autobus por me automjete private dhe paraqiten si shikues privat. Po ashtu transporti i pajisjeve dhe fanellave të ekipit është tregim në vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat