FIFA befason me renditjen e fundit për Kosovën

Futboll

FIFA befason me renditjen e fundit për Kosovën

Nga: K. G. Më: 19 shtator 2019 Në ora: 10:45
FIFA befason me renditjen e fundit për Kosovën

Belgjika mbetet në krye, Kosova është ngritur në pozitën rekord, kështu shkruan FIFA.

Belgjika mbetet në krye të Renditjes Botërore të FIFA / Coca-Cola. Kombëtaret në dhjetëshen e parë mbeten të pandryshuara, ka pasur disa lëvizje, si Franca që u ngjit nga vendi i tretë në të dytin apo Brazili ka rënë në pozitën e tretë etj.  

Kosova është në vend të 119-të me 1164 pikë, u ngrit një vend më lartë, duke arritur pozitën më të mirë në renditjen e FIFA-s. Shqipëria është në vend të 64-të me 1372 pikë.

Zvicra që luajnë kapiteni Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti dhe Admir Mehmedi është i 11-ti me 1604 pikë.

Renditja tjetër botërore e FIFA / Coca-Cola do të publikohet në 24 tetor të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat