Shpërthejnë shakatë me Zidanen

Futboll

Shpërthejnë shakatë me Zidanen

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 10:49
Shpërthejnë shakatë me Zidanen

“Jam shumë i lumtur të kthehem në shtëpi. Dua ta kthej këtë klub aty ku e ka vendin”. Kjo kishte qenë deklarata e Zinedine Zidane kur ishte kthyer te klubi madrilen në mars të këtij viti.

Në mënyrë të befasishme, Zidane kishte pranuar ftesën e Real Madridit për t’u rikthyer si trajner i ‘Los Blancos’, shkruan Insporti

Francezi ishte larguar vetëm nëntë muaj më herët, por u kthye pas ftesës nga presidenti Florentino Perez, derisa gjiganti madrilen po vuante si në Spanjë ashtu edhe në Evropë.

“Mos u kthe kurrë” është një shprehje që shpesh përdoret në futboll – dhe ndoshta Zidane ka filluar ta kuptojë pse.

47-vjeçari, që e drejtoi klubin madrilen drejt tre titujve të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve gjatë periudhës së parë të tij si trajner te klubi, tani ka arritur të fitojë vetëm 7 prej 16 ndeshjeve të tij, që prej rikthimit.

Mbrëmë ai pësoi një prej humbjeve më të rënda të karrierës së trajner, kur Reali në ndeshjen hapëse të grupit A u shkatërrua 3:0 nga PSG-ja.

PSG nuk i pati disa lojtarë kryesorë – përfshirë Neymarin, Kylian Mbappen e Edinson Cavanin – por prapë ia doli ta dominojë 13 herë kampionin e Evropës.

Presioni në Zidanen tashmë ka filluar të rritet, dhe nëse gjërat nuk përmirësohen, do të ishte befasi nëse ai vazhdon të jetë në “Bernabeu” edhe pas Krishtlindjeve.

Kjo formë e dobët e ekipit nën drejtimin e francezit, ka bërë që tifozët të fillojnë ta akuzojnë atë në rrjetet sociale, se nuk po mund t’ia dalë pa Ronaldon.

Francezit nuk po i ecën as pas transferimit të lojtarit të tij të preferuar, Eden Hazard në verë

Ronaldo kishte pasur rol kyç në sukseset e Zidane në periudhën e tij të parë si trajner – veçanërisht në Ligën e Kampionëve.

“I mbivlerësuar”, “Mashtrues” dhe “Asgjë pa Ronaldon” ishin vetëm disa prej cilësimeve të përdorura nga tifozët në rrjetet sociale, derisa shumë prej tyre kanë kërkuar shkarkimin e tij.

Më poshtë mund të shikoni disa prej reagimeve në ‘Twitter’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat