Vetura e policisë me emrin UDB-së, ka një mesazh për klubin famëkeq!

Futboll

Vetura e policisë me emrin UDB-së, ka një mesazh për klubin famëkeq!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2019 Në ora: 11:04
Vetura e policisë me emrin UDB-së, provokon klubin famëkeq!

UDB-ja famëkeqe, por cili nuk ka dëgjuar për të! Për UDB-në kriminale serbe, për shërbimi sekret serb vrastar!

Tifozët e Partizanit të Beogradit, sipas disa mediumeve serbe, kanë shfrytëzuan rastin pasi Cërvena Zvezda ishte duke luajtur ndeshjen e parë të Champions League në Munih kundër Bayernit dhe aty e lanë një veturë porosie për “Delije-n” para ‘Marakanës’

“Ndërsa tifozët kuq e bardh ishin nga ndeshja e Zvezdës ndaj Bayernit, rivalët e tyre ‘Grobari’ parkuan një makinë policie menjëherë pranë tankut që ‘Delija’ kishte vendosur së fundmi në pjesën veriore të stadiumit”, shkruajnë mediat serbe.

Vetura e policisë kishte gjithashtu një mesazh për tifozët e Zvezdës. Para stadiumit te klubit që e ka formuar UDB-ja e vetmja e natyrshme është që qëndron përpara kerri i policisë, thotë porosia e Partizanëve.

Fjala UDB është shkruar në një derë te automjetit të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat