Emery: Frankfurt, kundërshtari më i vështirë në grup

Futboll

Emery: Frankfurt, kundërshtari më i vështirë në grup

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 13:38

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery beson që ndeshja e parë në Evropa Ligë do të jetë më e vështira në grup.

“Topçinjtë”, në ndeshjen e parë për grupet e Evropa Ligës do të luajnë kundër Eintracht Frankfurt.

Emery e di kualitetin e klubit gjerman dhe beson që do të jetë ndeshje e mirë, transmeton KosovaPress.

“Jemi të gatshëm për lojën. Do të luajmë kundër një kundërshtari që ka arritur deri në gjysmëfinale sezonin e kaluar, aty ku u mposht nga Chelsea në penallti. Do të jetë ndeshje e vështirë. Kemi ndjenja të mira për këtë sezon. Arritëm sezonin e kaluar në finale ku humbëm, por është sfidë e re këtë sezon”, deklaroi ai.

Eintracht Frankfurt do të ndeshet sot kundër Arsenalit në orën 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat