Crouch godet Hazard: Ai nuk është më në “top 5” e botës...

Futboll

Crouch godet Hazard: Ai nuk është më në “top 5” e botës...

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:39
Eden Hazard

Moment jopozitiv për Real Madridin. Pas paraqitjeve jointeresante në kampionat (La Liga), vjen humbja në ndeshjen inauguruese të Champions-it, që mund të ketë pasoja serioze. Disfata 3-0 në “Parc des Princes” kundër PSG do të jetë e vështirë për t’u kapërdirë në kampin e bardhë.

Një test i errët nga i gjithë ekipi, që gjithashtu pa Eden Hazard si protagonist negativ. Belgu, i cili erdhi nga Chelsea si një goditje e madhe e merkatos së verës, ende nuk po arrin të bëjë diferencën me fanellën e re. Për mikrofonat e “BT Sport” kanë folur ata që e njohin mirë atë, sepse e kanë ndjekur për vite me radhë në Premier League, Rio Ferdinand dhe Peter Crouch. 

Ky i fundit ka nënvizuar: "Hazard te Chelsea ishte një nga pesë futbollistët më të mirë në botë, por duke e parë atë tani, kjo renditje nuk është më si më parë. Te Chelsea ishte njeriu, nga këmbët e të cilit kalonin të gjithë topat, në çdo zonë të fushës. Tani nuk është kështu. Hazard nuk do ta ketë dhuratë këtë status te Real Madridi derisa të bëjë diçka më shumë për ta fituar të drejtën për një gjë të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat