Diellor Beseni po shkëlqen në Bullgari

Futboll

Diellor Beseni po shkëlqen në Bullgari

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 16:26
Diellor Beseni po shkëlqen në Bullgari

Futbollisti i talentuar prizrenas, Diellor Beseni, po shkëlqen në Bullgari.

Gjatë ndeshjes miqësore në fanellën e Lokomotiva Plovdiv, Beseni dha maksimumin kundër CSKA nga Sofja, e cila përfundoi me rezultat 0:0.

Pritet vetëm zyrtarizimi, ngase talenti prizrenas ka bindur të gjithë me përformancën e tij, sidomos Bruno Akrapoviqin, trajneri kroat që drejton Lokomotivën, i cili ka qenë sebepi kryesor për kalimin e Besenit te Lokomotiva.

Duhet theksuar, se ai nuk vazhdoi me Lirinë shkaku i tretmanit jo të mirë dhe kushteve të ofruara.

Beseni kishte shënuar 2 gola në tri paraqitjet e fundit, derisa Liria qe pjesë e Superligës. Beseni ka qenë edhe pjesë rregullisht e Shqipërisë U-17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat