UEFA zbulon të nominuarit për lojtarin e javës në Ligën e Kampionëve - Bota Sot
UEFA zbulon të nominuarit për lojtarin e javës në Ligën e Kampionëve

Futboll

UEFA zbulon të nominuarit për lojtarin e javës në Ligën e Kampionëve

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

UEFA ka zbuluar të nominuarit për lojtarin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.

Këtë mesjavë është zhvilluar xhiroja e parë e fazës së grupeve, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kjo xhiro ka treguar disa rezultate mjaft befasuese, por edhe performanca të shkëlqyera individuale, si ajo e Ter Stegen apo Di Maria e Haaland.

Katër të nominuarit e UEFA për lojtarin e javës në Ligën e Kampionëve janë Ter Stegen, Di Maria, Haaland dhe Orsic.

Mislav Orsic dhe Haaland shënuan nga një het trik me skuadrat e tyre për t’iu siguruar fitoren, kurse Ter Stegen ishte një muri i vërtetë kundër Dortmund.

Di Maria në anën tjetër fundosi ish skuadrën e tij, me një performancë të jashtëzakonshme ku gjeti edhe golin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...