Neuer: Nuk dua të flas për Ter Stegen - Bota Sot
Neuer: Nuk dua të flas për Ter Stegen

Futboll

Neuer: Nuk dua të flas për Ter Stegen

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:20
Manuel Neuer

Manuel Neuer ka vendosur që t’iu jap fund polemikave me Marc Andre Ter – Stegen.

Ditëve të fundit situata mes lojtarëve të Gjermanisë nuk ka qenë edhe aq e qetë, sidomos mes dy portierëve të parë.

Manuel Neuer dhe Marc Andre Ter – Stegen janë futur në një polemikë, pas ankesave të yllit të Barcës për mungesë minutazhe në kombëtare.

Neuer është pyetur edhe një herë për këtë çështje, mirëpo ka refuzuar që të flas lidhur me këto gjëra.

“Unë kam folur lidhur me atë çështje vetëm pasi jam pyetur për të, pas një ndeshje. Nuk dua të kem debat dhe të flas për atë se kush mund të bëjë më mirë sesa tjetri” ka thënë Neuer.

“Ne jemi një skuadër dhe unë jam lojtar ekiporë. E dimë se kemi katër portierë të mirë, të cilët luajnë së bashku dhe bëjnë gjithçka për Gjermaninë. Kështu që, nuk dua të flas për këtë” ka shtuar tutje portieri i Bayern.

Në mbrojtje të Neuer së fundmi ka folur edhe Uli Hoeness.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...