Dëshiron që të largohet

Futboll

Dëshiron që të largohet

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:30
Pogba

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes ka thënë se nëse Manchester United e shet mesfushorin Paul Pogba, nuk do të jetë ndonjë humbje për këtë klub.

Pogba gjatë tërë verës ishte i kërkuar nga Reali, mirëpo transferimi i tillë dështoi pasi “Djajtë e Kuq”, vendosen të mos e shesin.

Scholes ka kërkuar nga klubi ta lejojnë lojtarin të largohet nga “Old Traffordi”, njësoi siç lejuan Cristiano Ronaldon para disa viteve. “Është e qartë që dëshiron të largohet.

Dëshiron të luaj për Realin, por transferimi dështoi. Nuk do të jetë ndonjë surprizë nëse ndonjë ofertë do të bëhet njësoj siç është bërë për Ronaldon. Nuk mendoj se do të jetë ndonjë humbje e madhe”, deklaroi Scholes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat