Ferdinand këshillon Kane: Po të isha në vendin e tij

Futboll

Ferdinand këshillon Kane: Po të isha në vendin e tij

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 08:11
Harry Kane

Harry Kane është një flamur i Tottenham. Sulmuesi luan me Spurs që nga 2013-ta, periudhë gjatë së cilës ka arritur të kthehet në pikë referimi për skuadrën londineze.

Klubi, gjithsesi, nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe pavarësisht aftësive të qendërsulmuesit. Rasti më i mirë ka qenë në sezonin e kaluar, në finalen e Champions League, por Tottenham është mposhtur nga Liverpool-i.

Tani, Kane ka marrë një këshillë nga ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, i cili ka thënë për BT Sports:

"Nëse do të fitojë, Kane duhet të ndryshojë ekip. Po të isha në vendin e tij, unë do të isha larguar me kohë nga Tottenham. Harry ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës me Spurs, por nuk ka fituar asgjë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat