Karius reagon pas gafës së radhës, shikoni si lutet gjermani

Futboll

Karius reagon pas gafës së radhës, shikoni si lutet gjermani

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 09:51
Loris Karius

Loris Karius u bë sërish protagonist me një gafë amatore. Këtë herë në humbjen 4-2 të Besiktas në fushën e Slovan Bratislava.

Portieri gjerman nuk arriti të largojë si duhet një top që po shkonte drejt zonës dhe i dha mundësi kundërshtarit të shënonte me portën bosh.

Për këtë veprim, portieri i Liverpool reagoi me një postim në rrjetet sociale, ku shkroi: “E di që kjo ndeshje dhemb. Për ne si ekip dhe ju tifozë. Mund të jeni të zemëruar dhe të  zhgënjyer. Unë marr përgjegjësinë për golin e parë, ai top duhet të largohej më mirë. Pas kësaj, ne akoma mund të kishim fituar këtë ndeshje. Gjërat nuk shkuan në rrugën tonë. Gjithashtu me golin e vonë që ne pësuam. Por iu lutem, le të qëndrojmë të bashkuar. I gjithë klubi. Ende ka gjithçka për të luajtur në këtë sezon. Kemi një ndeshje të rëndësishme të hënën në mbrëmje. Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj tani për të arritur këtë. Le të jemi bashkë dhe të marrim 3 pikë ditën e hënë. E gjithë skuadra do të japë gjithçka në fushë për ju”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat