Real, Mijatovic jep alarmin: Zidane nuk është i kualifikuar

Futboll

Real, Mijatovic jep alarmin: Zidane nuk është i kualifikuar

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 09:59
Predrag Mijatovic

Predrag Mijatovic, ish-sulmuesi dhe drejtuesi i Real Madrid, ka analizuar humbjen e pësuar të mërkurën në mbrëmje nga madrilenët kundër PSG-së.

"U duk që në minutat e para se do të ishte një ndeshje e vështirë për Real-in", ka thënë Mijatovic për Cadena SER. "Ka patur shumë vështirësi nga mbrojtja në sulm dhe lojtarët e PSG-së kanë patur shumë hapësira, dukeshin të gjithë fenomenë".

"Real-i duhet të përmirësohet akoma shumë, do të ketë vështirësi edhe në ndeshjen e së dielës kundër Sevilla-s. Zidane nuk më duket edhe aq i kualifikuar për të gjetur një zgjidhje dhe për të përmirësuar skuadrën".

"PSG ka qenë superior, ndërsa Real pothuajse nuk ka ekzistuar, për këtë arsye besoj se shqetësimi duhet të jetë i madh. Ky sezon nuk duhet të jetë si ai i kaluari", ka përfunduar Mijatovic.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat