Osmani: Jam marrë vesh me FC Shkupi

Futboll

Osmani: Jam marrë vesh me FC Shkupi

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 10:46
Osmani: Jam marrë vesh me FC Shkupi

Trajneri i mirënjohur nga Tetova, Qatip Osmani në një deklaratë ekskluzive për gazetën Lajm ka pranuar se do të jetë trajner i ri i FC Shkupi.

Ai zbukon se mbrëmë (e enjte) është marrë vesh me drejtues të klubit nga Çairi.

“Po, mbrëmë me kryesinë e FC Shkupi jemi marrë vesh për një bashkëpunim dyvjecar. Tani pres vetëm që të bëhet zyrtarizimi. Me mua do të jetë edhe Bashkim Livoreka. Pas zyrtarizimit do të fillojë me stërvitje”, tha ekskulizvisht për gazetën Lajm, Qatip Osmani, trajneri që e bëri disa herë kampion Shkëndijën eTetovës.

Qatip Osmani te FC Shkupi do ta zëvendësojë trajnerin turk Bulent Akin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat