Çmenduri, nesër në tokën e Kosovës zbarkon klubi i njohur serb!

Futboll

Çmenduri, nesër në tokën e Kosovës zbarkon klubi i njohur serb!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2019 Në ora: 12:23
Çmenduri, nesër në tokën e Kosovës zbarkon klubi i njohur serb!

Është interesant, se muajve të fundit nuk po paralajmërohen ndeshjet nga klubi fantom Trepça as nga Mokra Gora e Zubin Potokut, klube serbe nga Kosova, që po garojnë në Ligën e Tretë të Serbisë, grupi i Perëndimit në futboll! 

Klubet nga Serbia po futen në Kosovë me makina private dhe po zhvillojnë ndeshjet me Trepçën fantome dhe Mokra Gorën, të cilat nuk i njohin institucionet e Republikës së Kosovës. 

Nesër në Kosovë do të zbarkojë edhe Slloga nga Kraleva, klub i njohur serb, që u themelua në vitin 1947, madje në vitet e 70-ta e të 80-ta, ka qenë edhe pjesë e Ligës së Dytë federative ish jugosllave. 

Çmenduri të futet Slloga në Kosovë dhe mos të pengohet nga askush, të luajë nesër ndeshjen në Zveçan në orën 15.30 ndaj Trepçës fantome, në kuadër të javës së 8-të.  Vazhdojnë skandalet e radhës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat