Një muaj pa talentin, Valverde lëshon sinjale alarmi

Futboll

Një muaj pa talentin, Valverde lëshon sinjale alarmi

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 19:50
Ernesto Valverde

Pas lajmit se sulmuesi 16-vjeçar Ansu Fati ka marrë nënshtetësinë spanjolle dhe do të grumbullohet me kombëtaren U-17 të Spanjës në botëror, ka ardhur reagimi i trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde.

Ai është shprehur i shqetësuar për faktin se talenti do të mungojë për një muaj, duke humbur rreth 10 ndeshje (kampionat dhe Champions).

“Unë nuk i jap asnjë këshillë, nëse lojtari dëshiron të shkojë në botëror është i lirë të luajë. Çdo njeri duhet t’i marrë vetë vendimet. Një mungesë e tillë do të na penalizojë shumë, por ne jemi Barcelona. Kemi edhe sulmues të tjerë, nuk është vetëm Ansu. Të shohim kush do të ketë mundësi ta zëvendësojë nëse do të largohet”, tha Valverde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat