I vidhet ora në vlerë 70 mijë euro, ky është reagimi i futbollistit danez

Futboll

I vidhet ora në vlerë 70 mijë euro, ky është reagimi i futbollistit danez

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 20:44
Kasper Dolberg

Sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Ajaxit, që mahniti Evropën dhe botën, duke shkuar deri në gjysmëfinalet e Champions Leagues, ndërsa këtë verë sulmuesi 21-vjeçar danez Kasper Dolberg u transferua te francezët e Nice, për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Megjithatë, jo çdo gjë ka shkuar mirë për talentin danez, që dy ditë më parë është përballur me një situatë aspak të pakëndshme në ambientet stërvitore të klubit francez, ndërkohë që ishte duke u stërvitur nën urdhrat e trajnerit Patrick Vieira.

Në dhomat e zhveshjes, Dolberg kishte lënë një orë dore, që kushtonte rreth 70 mijë euro, por kur përfundoi stërvitjen dhe u kthye aty, pa që aksesori me vlerë mungonte. Fillimisht mendoi se gjithçka mund të ishte një lojë e shokëve të skuadrës, por shpejt kuptoi se bëhej fjalë për diçka më serioze.

Kaq mjaftoi që sulmuesi të kërcënonte drejtuesit se nuk do të luante më, nëse nuk do t’i gjendej ora, ndërsa për ta bërë edhe më të besueshme fjalën e tij, dje nuk është paraqitur as në seancën stërvitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat