Befasi nga Barcelona: Ky është emri që po përmendet si zëvendësues i mundshëm i Valverde

Futboll

Befasi nga Barcelona: Ky është emri që po përmendet si zëvendësues i mundshëm i Valverde

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 21:13
Ernesto Valverde

Barcelona nuk e ka nisur edicionin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.

Skuadra katalane ka gabuar si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, ku së fundmi luajti baras me skuadrën e Borussia Dortmund.

Bordi drejtues i skuadrës beson se disa ndryshime duhen bërë, nëse nuk shënohet progres qysh në xhirot e ardhshme.

Sipas disa medieve franceze, Barcelona janë të interesuar të zëvendësojnë Ernesto Valverden me trajnerin e PSG, Thomas Tuchel.

Tuchel ka impresionuar që kur morri drejtimin e PSG. Ai pati edhe një plan të jashtëzakonshëm për ta mposhtur Realin me 3:0 në mesjavë.

Në anën tjetër, të pakënaqur me Ernesto Valverde janë edhe tifozët e skuadrës së Barcelonës. Mbete të shihet nëse këto raportime kanë ndonjë të vërtetë dhe nëse Barca do të nis ndonjë hap.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat