Cassano: Në Serinë A ka 5 lojtarë që mund të luanin edhe në kohën time

Futboll

Cassano: Në Serinë A ka 5 lojtarë që mund të luanin edhe në kohën time

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 22:49
Antonio Cassano

Antonio Cassano ka folur për gjithçka në një intervistë të dhënë për Sette, e përjavshme e Corriere della Sera. Duke filluar nga goli i famshëm i shënuar kundër Inter-it në kohën kur luante te Bari: "Jeta ime ndryshoi tërësisht. Kanë kaluar 20 vite dhe gjëja më e bukur është se njerëzit vazhdojnë më pyesin për atë gol", ka thënë Antonio.  

Futbolli i sotëm - "Nuk e shoh veten te ky futboll. Ai i kohës sime kishte shumë cilësi dhe njerëz që dinin me të vërtetë të luanin. Sot, në Serinë A mund të jenë pesë lojtarë që mund të luanin edhe në atë kohë. Sigurisht, isha mësuar keq. Kisha në krah ose kundër, Ronaldo, Zidane, Totti, Del Piero, Pirlo, Iniesta, Xavi: e vështirë të gjendet një grup i tillë kampionësh".

Seria A - "Titullin e fiton Inter-i".

Ekipi surprizë - "Fiorentina e mikut tim Montella".

Balotelli - "Do t'i mjaftojë të bëjë një sezon të mirë dhe disa gola për të siguruar kombëtaren. Është një lojtar i mirë, si të tjerët që ka Italia. E vërteta është se nga mesfusha e sipër, vetëm Chiesa dhe Insigne janë të fortë".

Italianet në Champions - "Inter do të kualifikohet, sepse është më e fortë se Borussia Dortmund; Napoli dhe Juventus nuk do të kenë probleme. Edhe Atalanta, duke lënë mënjanë City-n, ka shanse të mira".

Fituesi i Champions-it - "Shpresoj Barcelona. E adhuroj Messi-n, jo më kot djali im i dytë quhet Lionel. Është lojtari më i madh i historisë. Është si Federer në tenis: është Roger dhe më pas vijnë të tjerët".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat