Mancini i bën një premtim italianëve dhe parashikon ecurinë e ekipeve të Serisë A në Champions - Bota Sot
Mancini i bën një premtim italianëve dhe parashikon ecurinë e ekipeve të Serisë A në Champions

Futboll

Mancini i bën një premtim italianëve dhe parashikon ecurinë e ekipeve të Serisë A në Champions

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 00:46
Roberto Mancini

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur për shanset e Italisë për të fituar Europianin dhe për javën e parë të Champions League në një intervistë të gjatë të dhënë për Il Mattino.

"Nuk mutë shkojmë në Europian duke mos patur objektivin që ta fitojmë atë. Jemi Italia, me historinë tonë, me traditën tonë", ka thënë Mancio. "Kemi një pozicion shumë të mirë në grup, shpresojmë të kualifikohemi me Greqinë në Romë. Kundërshtarët tanë në luftën për titullin? Franca, Spanja dhe Holanda, Gjermania dhe Portugalia".

Trajneri i Italisë ka folur edhe për javën e parë të Champions League, duke filluar nga Atalanta: "Champions është një kompeticion i komplikuar, skuadra e Gasperini-t është në vitin e parë dhe do të jetë pak vështirësi, por tri të tjerat nuk do të kenë probleme të kualifikohen".

"Nuk ka rëndë si arrihet kualifikimi, ka rëndësi forma në shkurt, kur fillon faza me eliminim direkt. Real dhe Barcelona nuk janë ato të para disa viteve. Fakti se finalja e sezonit të kaluar është luajtur nga Liverpool dhe Tottenham, që rrezikonin eliminimin në javën e fund të grupeve, e bën Champions-in të veçantë dhe tërheqës".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...