Zaniolo tregon se cila është pozita e tij e preferuar

Futboll

Zaniolo tregon se cila është pozita e tij e preferuar

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 08:42
Nicolo Zaniolo

Nicolo Zaniolo po vazhdon me paraqitje fenomenale edhe në këtë fillim sezoni me Romën.

Talenti premtues italian ka fituar besimin e Paulo Fonesca dhe po merr minutat që i nevojiten në formacionin e romakëve.

Megjithatë, lojtari nuk është aktivizuar gjithmonë në pozitën e njëjtë, pasi shpeshherë e shohim të pozicionuar në krahë.

Duket qartë edhe nga paraqitjet e tij se pozita e preferuar e lojtarit është ‘10’, dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet ai në deklaratat e tij të fundit.

“Numri 10 është rroli që preferojë, por unë ndihem mirë edhe në krahë. E kam treguar këtë edhe në Ligën e Evropës” ka thënë Zaniolo.

“Luaj kudo që ka nevojë trajneri, me maksimumin e fokusit dhe do të jam më të mirën për triumfin e skuadrës”  ka shtuar tutje lojtari.

Zaniolo konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të ‘Giallorossi’, edhe pse ka vetëm një vit që është përfshirë në skuadrën A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat