Ramos: Maradona është vite dritë prapa Messit

Futboll

Ramos: Maradona është vite dritë prapa Messit

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 08:49
Ilustrim

Debati ‘Messi apo Maradona’ është rikthyer fuqishëm në medie gjatë ditëve të fundit.

Gjithçka nisi me argjentinasi Juan Sebastian Veron, i cili dha komentet e para rreth këtyre dy lojtarëve, por tashmë kjo pyetje është përcjell edhe tek disa lojtarë që tani janë aktiv.

Një nga lojtarët që dha mendimin e tij rreth kësaj pyetje është edhe rivali kryesorë i Lionel Messi, Sergio Ramos, i cili njihet për duelet me argjentinasin.

Përgjigja e Ramos mund të duket pak befasuese, pasi ai ka ngritur në një tjetër nivel Leon.

“Të gjithë e dinë, edhe ata në Argjentinë, Maradona është vite larg nga lojtari më i mirë në historinë e Argjentinës, që për mua është Lionel Messi” ka thënë Ramos.

Maradona ditë më parë kishte lëshuar disa kritika kundrejt Ramos, kur insistonte se spanjolli nuk është i mirë as sa Godin, e jo më i miri në këtë epokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat