Jo vetëm Piatek-Lukaku, është derbi i dy mbrojtjeve super

Futboll

Jo vetëm Piatek-Lukaku, është derbi i dy mbrojtjeve super

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 10:50
Piatek-Lukaku

Statistikat historike thonë se spektatori mund të presë të shohë, në secilin derbi, 2.68 gola. Këtë herë, megjithatë, mesatarja mund të bjerë pak, sipas "implikimeve" të tjera.

Mbrëmjen e kësaj të shtune përballen dy mbrojtjet më të mira të këtij kampionati, me vetëm nga një gol të pësuar. Mbrojtja, ose të paktën faza e mbrojtjes, vazhdon të jetë krenaria e Milanit. Më 2019, të marrë si një vit kalendarik, kuqezinjtë janë skuadra e Serie A, që ka pësuar më pak gola: 17 në 22 ndeshje.

Nga këto 22 ndeshje, në 10 raste porta mbeti e paprekur. Kjo shifër, gjithashtu, përbën një rekord. Në këtë pjesë të parë të kampionatit, mirësia e fazës mbrojtëse konfirmohet edhe nga një e dhënë tjetër: Milani është skuadra që ka marrë më pak goditje në portë: 8 të tilla në 270 minuta lojë. 

Pra, “diga” kuqezi e mban kundërshtarin lart. Në projektet e Interit, mbrojtja ka qenë gjithmonë baza, nga e cila duhet të fillojë ndërtimi i një ekipi fitues për këtë sezon.

Ardhja e Diego Godin dhe dueti De Vrij-Skriniar (GDS) përbëjnë një treshe, që në letër mund të garojë me më të mirët në kontinent. Goli i vetëm i këtij fillimkampionati është pësuar nga Udinese. Derbi kundër Milanit, megjithatë, do të jetë testi i parë i vërtetë për GDS, por edhe një provë apeli, pas hezitimit në Champions. Cilësitë e këtij reparti zikaltër nuk diskutohen, por mekanizmat duhen vajisur…

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat