Nga lamtumira te “debutimi”; Verona në mes. Përlotet Gigi Buffon

Futboll

Nga lamtumira te “debutimi”; Verona në mes. Përlotet Gigi Buffon

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 10:55
Gigi Buffon

Më 19 maj 2018, edhe qielli emocionohej, bashkë me tifozët e Juventusit. Po luhej ndeshja e fundit e legjendës Gigi Buffon. Kapiteni bardhezi mendoi se nuk do ta vishte më kurrë atë fanellë, por pas një viti te PSG, ai u kthye në shtëpi.

Juventus-Verona ishte ndeshja e fundit e Buffon, por në të njëjtin stadium, ndaj të njëjtit kundërshtar, 41-vjeçari do t’ia rinisë si bardhezi. Pra, në përballjen e kësaj pasditeje, Gigi do të “debutojë” me Juventusin.

"Të shtunën luhet një lojë, që për mua nuk mund të jetë kurrë normale", - ka shkruar portieri në Instagram, duke ilustruar gjendjen e tij shpirtërore, me një imazh të asaj “lamtumire” në Juventus-Verona. Nuk do të jetë normale as për herë të dytë, edhe pse do t’i jepet mundësia që të arrijë Paolo Maldini në krye të listës së lojtarëve italianë me më shumë ndeshje për klubet.

Gigi ndjek Paolo për rekordin e paraqitjeve në Serie A: 640 kundër 647 ndeshjeve të flamurit kuqezi. Sot moti në Torino i jep dritë diellit, edhe pse priten disa vranësira. Duket klima e duhur për fillimin e “Buffon II”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat