Kur Drinkuoter u dhunua keq në një lokal nate

Futboll

Kur Drinkuoter u dhunua keq në një lokal nate

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 11:03
Kur Drinkuoter u dhunua keq në një lokal nate

Në fillim të shtatorit, ish-lojtari i Çelsit, Deni Drinkuoter, u përfshi në një sherr në një lokal nate.

Shkak për këtë sherr besohet se është bërë një vajzë, të cilën futbollisti e kishte ngacmuar dhe më pas e kishte pësuar keq nga partneri i saj.

Mesfushori i cili tashmë luan për Bërnlein, duke bërë sherr me një person tjetër. Si pasojë e këtij sherri, 29-vjeçari ka marrë goditje shumë të mëdha në fytyrë, që e bënë atë të mos njihej.

Thuhet se pas sherrit që ndodhi brenda në lokalin e natës, rojet e kanë nxjerrë Drinkuoterin jashtë dhe aty ka ndodhur e gjithë e keqja për lojtarin, pasi disa persona ishin duke e pritur aty dhe menjëherë e kanë goditur atë duke e bërë për vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat