Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga FC Prishtina, ky është trajner i ri!

Futboll

Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga FC Prishtina, ky është trajner i ri!

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 11:16
Bylbyl Sokoli

Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje nga detyra e shefit të shtabit teknik te FC Prishtina për arsye shëndetësore.

Pas fitores në Mitrovicë kundër Trepçës '89', prof. Sokoli jep dorëheqje dhe kjo e ka habitur opinionin sportiv. 

Sokoli arsyeton dorëheqjen për shkaqe shendetësore. Kush do të jetë zëvendësues i tij? Pankinën e Prishtinës do ta drejtojë Armend Dallku së bashku me shtabin teknik aktual.

Pas largimit të Mirel Josës, tani edhe të Sokolit, që vetëm dy ndeshje i ka udhëhequr, humbjen si vendas me 1:0 nga Llapi dhe me fitoren në Mitrovicë me 1:0 ndaj Trepçës '89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat