E mposht Serban para syve të Xhakës dhe Mustafit

Boksi

E mposht Serban para syve të Xhakës dhe Mustafit

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 11:28
E mposht Serban para syve të Xhakës dhe Mustafit

Boksieri shqiptar Florian Marku ka arritur të fitojë me vendim unanim ndeshjen ndaj çekut Miroslav Serban, të zhvilluar të premten mbrëma në Londër. Marku triumfoi pas gjashtë raundeve të zhvilluar në sallën “York Hall” të kryeqytetit britanik. Kundërshtari i Markut, 28 vjeçari Serban, në karrierën e tij në boks ka realizuar deri tani 15 ndeshje, duke përfshirë edhe ndeshjen ndaj Markut, nga të cilat ka arritur të fitojë 11. Kjo ishte humbja e katërt në karrierën e tij.

Në anën tjetër, Florian Marku, ka realizuar vetëm 4 ndeshje në boks pas sukseseve të mëparshme në kickbox, në të cilat nuk njeh ende asnjë humbje. Interesimi për këtë meç ka qenë mjaft i madh dhe shumë shqiptarë kanë qenë prezent në eventin “UltimateBoxxer” në Londër.

Në mesin e përkrahësve shqiptarë prezent në arenë kanë qenë edhe dy futbollistët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat