UEFA dënon keq Zvezdën, arsyeja edhe shqiptarët - Bota Sot
UEFA dënon keq Zvezdën, arsyeja edhe shqiptarët

Futboll

UEFA dënon keq Zvezdën, arsyeja edhe shqiptarët

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2019 Në ora: 11:57
UEFA dënon keq Zvezdën, arsyeja edhe shqiptarët

Organi më i lartë i futbollit Evropian, UEFA, ka dënuar Cërvena Zvezdën e Beogradit, kampionin e Serbisë.

Mediat në Serbi, raportojnë se futbollistët e Cërvena Zvezdës nuk do ta kenë mbështetjen e tifozëve të tyre në ndeshjen e 22 tetorit në Londër kundër Tottenhamit, në kuadër të Champions League.

Arsyeja është se tifozët famëkeq “Delija” kanë brohoritur ‘Vritni shqiptarët” në ndeshjen ndaj Helsinkit. Për këtë arsye UEFA dënon tifozët e Zvezdës.

Po ashtu Zvezda dënohet rëndë, me 72 mijë euro, për shkak të incidentit (hedhjeve të mjeteve piroteknike) në ndeshjen me Young Boysin në play-off të Champions League më 27 gusht në stadiumin “Rajko Mitiç’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...