Vendosin madrilenët, zgjedhin pasuesin "e çmendur" të Zidane - Bota Sot
Vendosin madrilenët, zgjedhin pasuesin "e çmendur" të Zidane

Futboll

Vendosin madrilenët, zgjedhin pasuesin "e çmendur" të Zidane

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 12:12
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është në rrezik dhe në rast se skuadra e tij nuk reagon në ndeshjen ndaj Sevillas, e ardhmja nuk do të jetë aq pozitive për numrin një të stolit. 

Kandidaturat që mund ta zëvendësojnë kanë nisur të përfliten, ndërsa përfshihen emra "big" si Jose Mourinho, Massimiliano Allegri, apo dhe një legjendë si Raul Gonzalez. 

Marca ka hapur një sondazh dhe ka pyetur tifozët madrilenë se kë duan që të marrë frenat e skuadrës. Emri që pëlqehet më shumë është ai i Jose Mourinhos. Ky i fundit ka marrë 44% të votave me portugezin që duket i mirëpritur në një rikthim të tillë. Emri i dytë është italiani Allegri me 23%, ndërsa i treti Rauli me 21%. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...