Sarri i shpall luftë lojtarit, "Gladiatori" humbet gjurmët

Futboll

Sarri i shpall luftë lojtarit, "Gladiatori" humbet gjurmët

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 13:30
Sarri

Juventusi do të luajë kundër Hellas Veronës në një sfidë që formacioni i kampionëve do të ketë rotacion. Trajneri Maurizio Sarri do t'u japë minuta futbollistëve që nuk kanë luajtur shumë në këtë fillim sezoni, ndërsa klubi ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidën e sotme prej orës 18:00. 

Një emër që mungon në listën e ekipit bardhezi është Mario Mandzukic. Kroati nuk grumbullohet nga Sarri, ndërsa ka humbur krejtësisht gjurmët. Ai nuk po bën kalimin e tij në Katar dhe nuk po ndihmohet as nga "Zonja e Vjetër". Sulmuesi ishte lider në ekip në sezonin e fundit, por situata ndryshoi me afrimin e Sarrit.   

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat