Kosova po i befason të gjithë, po ia merr Zvicrës një lojtar potencial

Futboll

Kosova po i befason të gjithë, po ia merr Zvicrës një lojtar potencial

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 14:00
Kosova po i befason të gjithë, po ia merr Zvicrës një lojtar potencial

Kosova po i befason të gjithë me paraqitjet e saj dhe tashmë një kualifikim për në EURO2020 nuk duket i pamundur, madje duket shumë afër.

Si pasojë e kësaj tani dardanët kanë fituar edhe simpatinë e shqiptarëve të Kosovës, të cilët luajnë për shtete të ndryshme. Rasti i fundit është ai i sulmuesit Florian Kamberi.

24-vjeçari ka lindur në Zurich të Zvicrës dhe si pasojë e kësaj ka luajtur me të gjitha moshat e këtij vendi. Lojtari ka luajtur për Grasshopersin në Zvicër, ndërsa prej 1 vit e gjysmë luan për skuadrën skoceze të Hibernian.

Thuhet se drejtuesit e Kombëtares së Kosovës po punojnë që nga janari i këtij viti për ta marrë atë në ekip dhe shumë shpejt Kamberin mund ta shohim me fanellën e dardanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat