Ky është Agimi, presidenti i parë i futbollit të Kosovës

Futboll

Ky është Agimi, presidenti i parë i futbollit të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2019 Në ora: 14:41
Ky është Agimi, presidenti i parë i futbollit të Kosovës

Kur i kujtohet viti 1991, nuk ka çare pa u emocionuar. Gushti i vitit 1991, i vapës tropikale dhe i kërcënimeve nga Serbia, por nuk e ndali Agim Bytyçin me shumë shokë, që ta formojnë Federatën e Futbollit të Republikës së Kosovës! 

Viti 1991, një epokë e re frymonte në futbollin e Kosovës, nisi Kampionati i parë i pavarur i Kosovës. 

Agim Bytyçi, prizrenasi që përkundër kërcënimeve të mëdha nga pushtuesi serb, mori timonin e presidentit të FFK-së.

Bytyçi është presidenti i parë i FFK-së, njeriu që sot kur kujton atëkohë vërtet edhe ka një mijë e një arsye që të emocionohet sepse ishte një lloj lufte sikur në front kundër pushtuesit serb, që kishte uzurpuar stadiumet dhe objektet sportive, e gjithçka në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat