Scholes tregon se çfarë i nevojitet Man Utd

Futboll

Scholes tregon se çfarë i nevojitet Man Utd

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 14:47
Paul Scholes

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka dhënë një këshillë falas për ish skuadrën e tij.

Ish mesfushori i United, Scholes, beson se skuadra duhet të kërkojë nënshkrimin e ndonjë sulmuesi, pasi kanë mungesë në konkretizimin e rasteve.

“Mendoj se Ole do të kërkojë. Unë do të isha më i shqetësuar për qendrën e sulmit” ka thënë fillimisht Scholes për ‘BBC 5live’.

“Ne kemi Rashford dhe Martial, por a janë ata qendërsulmues, apo janë anësorë? Nuk jemi të sigurt” është shprehur anglezi.

“Unë gjithmonë mendoj për Unitedin që luftonte për titujt. Kishte katër top sulmues dhe mendoj se kjo është çfarë i mungon skuadrës në këtë kohë” shtoi ndër të tjerash Scholes.

United ka larguar nga radhët e saj lojtarë si Romelu Lukaku e Alexis Sanchez, pasi as ata nuk konkretizonin sa duhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat