Futbollistët e kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada dhe Besar Halimi, u paraqitën standardë për Sandhausenin, e cila si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Bochumin.
Paçarada me Halimin bënë lojë të mirë, ndërsa ky i fundit u zëvendësua në minutën e 63-të.
Në çastet e fundit Sandhausen evitoi humbjen.
Bouhaddouz (88') shënon për Sandhausenin dhe Ganvoula (58') për Bochumin. Sandhausen zhgënjeu me rezultat. Pas javës së shtatë në Bundesliga II, Sandhausen është në pozitën e pestë me 11 pikë, kurse Bochum i 17-ti me 4 sosh.