Juventus pritet t’i ofrojë rinovim kontrate Gonzalo Higuain

Futboll

Juventus pritet t’i ofrojë rinovim kontrate Gonzalo Higuain

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 15:41
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain është kthyer aty ku e kishte vendin, në formën e tij të mirë.

Ylli argjentinas i Juventus flitej se do të gjente skuadër të re gjatë verës, por ai mbeti në Juventus, për të dëshmuar se është i aftë të fitojë një vend në formacion.

Duket se këtë gjë lojtari e ka bërë për mrekulli dhe tashmë mund të fitojë edhe rinovim kontrate me kampionët e Serie A.

‘Calciomercato’ shkruan se lojtarit mund t’i ofrohet kontratë e cila e mban në skuadrën e Juves deri në vitin 2021.

Sezonin e kaluar Higuain e kishte kaluar si i huazuar tek Milan dhe Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat