Zidane: Zërat për Mourinhon nuk më shqetësojnë

Futboll

Zidane: Zërat për Mourinhon nuk më shqetësojnë

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 15:53
Zinedine Zidane

Zidane ka dhënë një koment lidhur me zërat që afrojnë Mourinhon në Bernabeu, si zëvendësues potencial të tij.

   

Zinedine Zidane po përballet me një presion të jashtëzakonshëm pas rezultateve negative të treguara në fillimin e këtij edicioni.

Humbja e Real Madrid nga PSG në kuadër të Ligës së Kampionëve ka bërë që kritikat të rriten edhe më shumë, madje kanë filluar të përmenden emra që shihen si zëvendësues të tij tek stoli i ‘Los Blancos’, e një ndër ta është edhe ai i Jose Mourinho. Por, Zidane duket se nuk e lodh fare kokën për këto thashetheme.

“Nëse lexoj shtypin, thonë se unë jam i shkarkuar. Ndihem i fortë. Kam mësuar që kurrë të mos tërhiqem dhe të vazhdojë punën deri në momentin e fundit” ka thënë Zidane.

“Nuk po mendoj të largohem. Unë vetëm mendoj për një fitore nesër. Vështirësitë për të cilat flasin ata nga jashtë, janë diçka që nuk mund ta ndryshojmë” ka thënë tutje francezi.

“Nuk më shqetëson kur dëgjoj zëra për Mourinhon. Është si është. Këtu, ti humb një ndeshje dhe duhet ndryshuar gjithçka” ka thënë ndër të tjerash trajneri i Real Madrid.

Anash emrit të Jose Mourinho, ishte edhe emri i Massimiliano Allegrit që është përmendur si zëvendësues potencial i Zidane. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshime në stol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat