Lozano zbulon arsyen pse zgjodhi Napoli-n para Milan-it dhe PSG-së

Futboll

Lozano zbulon arsyen pse zgjodhi Napoli-n para Milan-it dhe PSG-së

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 16:26
Hirving Lozano

Hirving Lozano është përshtatur shumë mirë me futbollin italian. Aventura e tij te Napoli ka nisur me një gol kundër Juventus-it, disa paraqitje të mira dhe një fitore të arritur kundër kampionëve të Europës, Liverpool.

"Goli? Është vetëm një kënaqësi personale. Shikoj përpara dhe premtoj se do të jap gjithmonë maksimumin, për Napoli-n dhe për t'u përmirësuar", ka thënë Lozano në një intervistë të dhënë për la Repubblica.

Fitorja me Liverpool-in - "Ka qenë emocionuese të mundnim kampionët e Europës, një eksperiencë e madhe. E dinim se ishim të fortë, por tani kjo vetëdije është rritur. Jo të gjithë mund të luajnë hapur me Liverpool-in".

"Kam folur me Ancelotti-n në verë , më pas kam ardhur dhe kam kuptuar se Napoli është një skuadër e madhe. Jam entuziast që jam pjesë e këtij ekipi".

Milan dhe PSG - "Napoli kishte në stol Ancelotti-n dhe më ka goditur bukuria e qytetit.  Kam marrë shtëpi në Posillipo, afër asaj të Insigne-s".

Objektivat - "Varet gjithçka nga ne, do të duhet të punojmë shumë, por nuk na mungon shumë. I kisha parë shokët e mi të skuadrës vetëm në televizor, por tani që i kam parë nga afër i vlerësoj akoma më shumë".  

Ancelotti - "E njihja karrierën e tij: është një trajner super dhe kam zbuluar se është një person shumë i mirë".

Seria A - "Është një kampionat më i shpejtë dhe më i zhvilluar taktikisht se Eredivisie. Ka më shumë cilësi dhe super skuadra si Juventus dhe Inter". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat