Manchester City turpëron keq Watfordin

Futboll

Manchester City turpëron keq Watfordin

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2019 Në ora: 17:48
Manchester City turpëron keq Watfordin

Manchester City shënon fitoren me të thellë në edicionin e sivjetshëm në Premier League në futboll apo ka shënuar më së shumti gola në histori, për 18 minutat e pjesës së parë pesë herë e mposhti portën e Watfordit. Manchester Cityt turpëron keq me rezultat 8:0 Watfordin, në ndeshjen e javës së shtatë.

Futbollisti Bernardo Silva realizoi het-trik, duke shënuar në minutën e 15-të, 49' e 60'.  Goli më i mirë është shënuar në minutën e 12-të, kur Riyad Mahrez nga gjuajtja e lirë nga rreth 17 metra shënon në këndin e djathtë të poshtëm për 3:0 dhe Kevin de Bruyne nga rreth 14 metra shënoi eurogol në këndin e epërm për 8:0.

Golat i realizuan: David Silva (1'), Sergio Aguero (7'-nga penalltia), Riyad Mahrez (12'), Bernardo Silva (15', 49' e 60'), Nicolas Otamendi (18'), Kevin de Bruyne (85’).

Manchester City harron humbjen e javës së kaluar me 3:2 nga Norwich-i, duke iu kthyer fitores bindëse dhe renditen në vend të dytë me 13 pikë, kurse Watford është i fundit me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat