Nga i padëshiruar në i paprekshëm, Juve gati t’ia rinovojë kontratën

Futboll

Nga i padëshiruar në i paprekshëm, Juve gati t’ia rinovojë kontratën

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 18:03
Juve

Brenda pak muajsh situata ka ndryshuar për sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain. Sipas “calciomercato”, Juventus po punon për t’i rinovuar kontratën sulmuesit 31-vjeçar.

Kontrata aktuale e Higuain me bardhezinjtë skadon në vitin 2021. Paraqitjet e mira që është duke bërë nën urdhërat e trajnerit Sarri kanë bërë që te Juventusi t’i besojnë argjentinasit.

Ideja e Fabio Paratici është që t’ia shtyjë edhe një vit tjetër kontratën sulmuesit (deri 2022). Pritet që brenda tetorit palët të ulen në bisedime për të diskutuar marrëveshjen e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat