Nuhiu shënon në Angli

Futboll

Nuhiu shënon në Angli

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 19:17
Nuhiu shënon në Angli

Futbollisti Atdhe Nuhiu e ka dëshmuar se pse meriton të luajë më shumë minuta lojë për skuadrën e tij, Sheffield Wednesday, duke e shënuar golin e barazimit në momentet e fundit të ndeshjes kundër Fulhamit.

Sheffieldi arriti ta marrë një pikë nga ndeshja në shtëpi kundër Fulhamit, që përfundoi me rezultat 1:1 dhe është e vlefshme për xhiron e tetë të sezonit të ri të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli.

Këtë pikë, skuadra e Garry Monk e fitoi falë sulmuesit i kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, i cili e shënoi golin e barazimit vetëm disa momente para se gjyqtari ta sinjalizonte fundin e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat