Prezantohet si kryetrajner i ri i Prishtinës - Bota Sot
Prezantohet si kryetrajner i ri i Prishtinës

Futboll

Prezantohet si kryetrajner i ri i Prishtinës

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 19:47
Prezantohet si kryetrajner i ri i Prishtinës

Tre vitet e fundit kapiten i skuadrës dhe pjesëmarrës tre herë rresht në UEFA Ligë, fitues i Kupës së Kosovës, fitues i Superkupës së Kosovës dhe dy herë nënkampion i Kosovës.

"Armend Dallku, djali i Sabit Dallkut, dikur mbrojtësit agil ikonë të Prishtinës, kishte vazhduar hapave të babës së tij duke u transferuar si talent i madh nga Vushtrria në edicionin 2002/03 duke luajtur një vit e gjysmë me skuadrën nga kryeqendra.

Ishte transferuar në Elbasan nga kishte depërtuar në Ukrainë dhe me skuadrën modeste të Vorskla Poltavës kishte bërë jehonë dhe në konkurrencë me Dynamo Kiev e Shahktar Donjeck kishte fituar Kupën e parë në histori të klubit. Karrierën kishte mbyllur si kapiten i skuadrës dhe ikonë e klubit.

Me Kombëtaren e Shqipërisë ka regjistruar 64 ndeshje dhe hyn në mesin e 15 futbollistëve me më së shumti paraqitje.

La futbollin aktiv këtë verë duke mos përtuar të merrte U19 të FC Prishtina (1 humbje dhe 3 fitore rresht) duke mos refuzuar, përkundrazi, duke pranuar me kënaqësi t’i prijë ekipit të parë, deri dje ish-kolegëve në fushë", thuhet nga FC Prishtina.

Pritja e ish-bashkëlojtarëve ishte e ngrohtë, është rikthim në mesin e skuadrës.

Kurse, mesazhi kryesor i klubit u drejtua nga nënkryetari Kurtolli: “Me Armendin shpresojmë dhe besojmë shumë të kemi gjetur zgjidhjen për 3-4 vitet e ardhshme për stolin bardhekaltër”. Dy aksionarët, Kurtolli dhe Muçiqi, përcollën unitetin e pakopromis të Bordit të klubit në mbështetjen maksimale që do të ketë kryetrajneri Dallku, shtabi teknik dhe ekipi në tërësi.

Thjesht, mirë se ardhje e përzemërt; Mirë se rikthehesh në ekip, Armend!

“Iu thash edhe lojtarëve sot, si pikë e parë është e vështirë të vendosësh, normalisht sepse jam vetëm në fillimet e mia të karrierës si trajner. Mirëpo, duke e marrë parasysh se 85%-90% të futbollistëve i njoh, e di se çfarë kapaciteti kanë, e di se çfarë mund të bëjnë këta futbollistë dhe pa asnjë hezitim e kam pranuar që të jem trajner i ekipit të Prishtinës. Se sa do të jem gjatë është pikëpyetje, por Prishtina i ka futbollistët më të mirë, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe mund të them edhe më larg”.

“Ka pasur disa probleme dhe disa shqetësime brenda ekipit edhe klubit, mirëpo unë po shpresoj që do ta zgjedhim shumë shpejtë dhe do ta shohim atë Prishtinën që po e themi që të gjithë e dëshirojmë, mirëpo është e kuptueshme që nuk e kemi shkopin magjik që gjithçka të ndryshoj brenda natës, por bashkë me shtabin teknik ne kemi ardhur për ndryshim dhe ky ndryshim do të shihet që në ndeshjen me Gjilanin”, ka thënë kryetrajneri i i FC Prishtina, Armend Dallku.

Përndryshe, Dallku 35 vjeç, i lindur më 16.06.1983 në Vushtri dhe vendbanim në Prishtinë, është kryetrajneri më i ri i skuadrës, mbase në histori të klubit dhe jo vetëm në 40 vitet e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...