Pensionohet në moshën 31-vjeçare ish-ylli i Man United - Bota Sot
Pensionohet në moshën 31-vjeçare ish-ylli i Man United

Futboll

Pensionohet në moshën 31-vjeçare ish-ylli i Man United

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 21:46
Anderson

Klubi turk Adana Demirspor ka zbuluar se ish-mesfushori i Manchester United, Anderson, është pensionuar nga futbolli.

Braziliani u transferua në Turqi në vitin 2018 por me sa duket ka vendosur të mos luajë në këtë sezon dhe të pensionohet në moshën 31 vjeç.

Sipas presidentit të Adana Demirspor, Murat Sancak, Anderson do të mbetet me klubin në një pozicion jashtë fushës dhe ka marrë një ulje të konsiderueshme të pagës në këtë proces.

Në vitin 2006 ai u transferua te Porto, ndërsa edhe pse theu këmbën ai tërhoqi interesimin e Manchester United, që e transferuan një vit më vonë për 30 milionë euro, derisa fitoi çmimin se ‘Djaloshi i Artë’ po këtë vit.

Anderson qe një premtim i madh për të ardhmen, por lëndimet dhe rënia nga forma ndikuan negativisht për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...