Tri ligat më të forta evropiane sjellin derbi

Futboll

Tri ligat më të forta evropiane sjellin derbi

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Ligat më të forta evropiane vazhdojnë të sjellin derbi të mëdhenj.

Premierliga vjen këtë fundjavë me ndeshjen e madhe ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit. “Reds” nuk e kanë pësuar asnjë humbje këtë sezon dhe do të mundohen ta vazhdojnë këtë seri edhe pas lojës në “Stamford Bridge”.

Kampioni Manchester City do të mundohet ta harrojë humbjen nga Norwichi me një fitoren ndaj Watfordit, kurse Manchester United ka punë të vështirë në Londër, ku e pret West Hami.

Në Itali, të shtunën zhvillohet derbi më i madh lokal evropian në mes të Milanit dhe Interit.

“Rossoneri” nuk po gëzojnë formë të mirë dhe “Nerazzurri”, të cilët janë liderë në Serie A, shihen si favoritë. Por, në derbi nuk i dihet kurrë.

Juventusi pret fitore ndërkohë ndaj Veronës, kurse Napoli do të jetë mysafir i Lecces.

Edhe në La Liga këtë fundjavë do të shohim derbi.

Liderja, Sevilla do ta presë Real Madridin në formë të luhatshme dhe të tronditur pas humbjes nga Paris Saint-Germaini në Champions League.

Kurse, Barcelona do ta vizitojë Granadan.

Ndeshjet kryesore të ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga dhe Serie A i sjell platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.

Premierliga – Java e gjashtë

SSK1      E premte 21:00 Southampton – Bournemouth 1:3

SSK1      E shtunë 13:30 Leicester – Tottenham 2:1

E shtunë 16:00 Burnley – Norwich

E shtunë 16:00 Everton – Sheffield

SSK1      E shtunë 18:30 Newcastle – Brighton

E shtunë 18:30 Manchester City – Watford

E diel 15:00 Crystal Palace – Wolverhampton

SSK1      E diel 15:00 West Ham – Manchester United

E diel 17:30 Arsenal – Aston Villa

SSK1      E diel 17:30 Chelsea – Liverpool

La Liga – Java e pestë

E premte 21:00 Osasuna – Betis 0:0

E shtunë 13:00 Villarreal – Valladolid 2:0

E shtunë 16:00 Levante – Eibar

E shtunë 18:30 Atletico Madrid – Celta Vigo

SSK2      E shtunë 21:00 Granada – Barcelona

E diel 12:00 Getafe – Mallorca

E diel 14:00 Espanyol – Real Sociedad

E diel 16:00 Valencia – Leganes

E diel 18:30 Athletic Bilbao – Alaves

SSK2      E diel 21:00 Sevilla – Real Madrid

Serie A – Java e katërt

E premte 20:45 Cagliari – Genoa 3:1

E shtunë 15:00 Udinese – Brescia

SSK2      E shtunë 18:00 Juventus – Verona

SSK1      E shtunë 20:45 Milan – Inter

E diel 12:30 Sassuolo – Spal

E diel 15:00 Bologna – Roma

E diel 15:00 Lecce – Napoli

E diel 15:00 Sampdoria – Torino

E diel 18:00 Atalanta – Fiorentina

E diel 20:45 Lazio – Parma

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat