Vukicevic para ndeshjes ndaj Dukagjinit: Ata luajnë më mirë sesa që tregon tabela - Bota Sot
Vukicevic para ndeshjes ndaj Dukagjinit: Ata luajnë më mirë sesa që tregon tabela

Futboll

Vukicevic para ndeshjes ndaj Dukagjinit: Ata luajnë më mirë sesa që tregon tabela

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 09:18
Trajneri i Feronikelit, Dejan Vukicevic

Trajneri i Feronikelit, Dejan Vukicevic, ka komentuar ndeshjen e sotme, që do të zhvillohet mes Dukagjinit dhe Feronikelit, duke e cilësuar si takim tejet të vështirë, përkundër faktit që skuadra nikoqire nuk e ka filluar sezonin në mënyrën më të mirë.

Vukicevic tha që Dukagjini luan më mirë sesa që është në renditjen tabelore, sidoqoftë Feronikeli udhëton në Klinë për të arkëtuar tri pikë të plota.

“Është ndeshje tejet e rëndësishme, nuk duhet të na mashtrojë renditja tabelore pasi që Dukagjini luan më mirë sesa që tregon tabela. Sidoqoftë ne udhëtojmë për fitore dhe mendoj që ekipi është i koncentruar dhe i përgatitur që të arkëtojë pikët e plota. Fitorja është e rëndësishme pasi që do të i gëzonte edhe tifozët”, tha fillimisht trajneri i Feronikelit.

“Mendoj që me një fitore sot, do të kishte më shumë kuptim fitorja ndaj Flamurtarit, pasi që si synim i yni është të arrijmë sa më shumë seri pozitive në secilin takim, kjo na ndihmon që të arrijmë objektivat që kemi si klub”, përfundoi trajneri, Vukicevic.

Feronikeli dhe Dukagjini takohen sot (e diel), në stadiumin “18 Qershori”, në Klinë, me fillim prej orës 15:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...