Mustafi i hapur për largimin nga Arsenal - Bota Sot
Mustafi i hapur për largimin nga Arsenal

Futboll

Mustafi i hapur për largimin nga Arsenal

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 11:59
Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi mund të mos e ketë të gjatë aventurën e tij tek Arsenal.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare nuk ka pasur paraqitjet më të mira të mundshme në Londër dhe tani është i hapur për një largim të mundshëm.

‘Calciomercato’ shkruan se Shkodran Mustafi mund të transferohej në Serie A, tek skuadra e Romës gjatë verës.

Lidhur me të ardhmen e tij ka folur edhe vet lojtari, pas fitores së Arsenal në Ligën e Evropës, duke thënë: “Kam dy vite kontratë. Nuk dua të nis luftë me liderët, jam gati të dëgjoj çdo propozim.”

“Jam i hapur për të gjitha mundësitë” ka thënë tutje Mustafi.

Lojtari nuk pëlqehet edhe aq nga tifozët e skuadrës së Arsenal, pasi shpeshherë ai di të bëjë gabime që sjellin direkt golin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...